Sport
Bad News Eagles pësojnë humbje në ‘Map-in’ e parë
Demokracia
13:06 | 14 Maj 2022

Share:

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka humbur ndaj skuadrës daneze, Copenhagen Flames në ‘mapin’ e parë, Ancient.

BNE prej fillimit të ndeshjes treguan paraqitje të mrekullueshme, por në fund humbën me rezultat 16-14 në ‘mapin’ e parë.

Kjo është edhe sfida e parë e BNE’së në kuadër të fazës së ‘Legends Stage’ dhe po përballen me ekipin e 14’të më të mirë sipas ranglistës së ‘HLTV’.

Edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt.

Të ngjashme