Sport
Bad News Eagles mposhtin ekipin Apeks, tani një fitore larg kualifikimit në Majorin e CS:GO në Paris
Demokracia
13:08 | 07 Prill 2023

Share:

Ekipi shqiptar nga Kosova ka shënuar një fitore tjetër shumë të rëndësishme në Kopenhagë, dhe janë vetëm një ndeshje larg kualifikimit për BLAST Paris Major.

Pas një ndeshje shumë të vështirë, Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin Apeks me rezultat 19-16 në mapin ‘Inferno’.

Më i dalluari këtë ndeshje ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi me 28 eliminime dhe vlerësimin 1.20 nga HLTV.

Me këtë fitore Bad News Eagles mbajnë rekord të ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje) dhe janë një ndeshje larg kualifikimit në BLAST Paris Major.

Ndeshja e tyre e radhës do të jetë ndaj një ekipi me po të njëjtin rekord të ndeshjeve, e cila pritet të zbulohet së shpejti./Telegrafi/

Të ngjashme