Sport
“Bad News Eagles” humbin në terrenin e parë, kanë vetëm një shpresë të mbesin në lojë
Demokracia
16:01 | 12 Maj 2022

Share:

Ekipi shqiptar, “Bad News Eagles” e kanë nisur me humbje terrenin e parë në ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në turneun më të madh në botë, ‘PGL Major’ i cili po mbahet në Antëerp të Belgjikës.

Ata po përballen me ekipin nga Brazili – ‘mibr’, të cilët arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16).

“Bad Neës Eagles” e nisen ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar tetë raunde radhazi, por “mibr” ishin më të përgatitur në mapin që zgjodhën.

Tashmë rruga për kualifikim në “Legends Stage” është e mundur vetëm në rast se “BNE” fiton në map’in – (terrenin) “Ancient”.

Në rast se “Bad News Eagles” arrijnë të fitojnë në “Ancient” atëherë do të luajnë në “Vertigo” lojën e fundit.

Të ngjashme