Sport
“Bad News Eagles” e nisin me fitore në Rio, triumfojnë bindshëm ndaj ekipit brazilian
Demokracia
17:09 | 31 Tetor 2022

Share:

Ekipi kosovar në videolojën CS:Go, Bad News Eagles ka filluar me fitore bindëse turneun e madh “Major” që po mbahet në Rio de Janeiro.

BNE-ja mposhti të hënën ekipin brazilian “00Nation” me rezultat 16:3.

Përballja u luajt në hartën “Vertigo”.

Për BNE-në është paraqitja e dytë në një Major. U paraqit më herët edhe në Atwerp këtë vit.

Fituesi i turneut merr 500 mijë dollarë.

Të ngjashme