Sport
Bad News Eagles e fiton ndeshjen kundër ekipit turk në turneun në Malta
Demokracia
14:39 | 16 Shkurt 2023

Share:

Bad News Eagles e kanë nisur me fitore në turneun e CS:GO në Malta pas fitores me rezultat të ngushtë ndaj ekipit turk Eternal Fire.

Pas një ndeshje me plot emocione, Bad News Eagles kanë fituar ndaj Eternal Fire me rezultat 16-14, për ta nisur me fitore në turneun e CCT në Malta.

Lojtari me më së shumti eliminime nga ekipi shqiptar ishte Genc ‘gxx-‘ Kolgeci me 25 gjithsej.

Pas kësaj fitore Bad News Eagles do të përballen me ekipin forZe në ndeshjen e radhës e cila do të zhvillohet sot (e enjte) duke filluar nga ora 14:30.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ në kuadër të grupit A në CCT Central Europe Malta Finals.

Ndeshjet e ekipit shqiptar mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të CCT në platformën Twitch. /Telegrafi/

Të ngjashme