Lajme
Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë, Specialja nuk e lejon ta vizitojë
Demokracia
19:26 | 06 Shkurt 2025

Share:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nuk është lejuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që ta vizitojë babanë e tij të sëmurë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka MIletiq.

“Babai i klientit tim, babai i Hashim Thaçit është shumë i sëmurë dhe është shtruar përsëri në spital. Ne kërkuam që Hashim Thaçi t’i lejohej një lirimi të shkurtër, nën mbikëqyrje, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Posaçëm e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjykatësit e refuzuan vizitën.”, ka shkruar MIletiq në rrjetin “X”.

Babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi sot është vizituar në spital nga ish-komandanti i Suprem i UÇK-së, Azem Syla.

Të ngjashme
Lajme • 27 Mars 2025