“Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër. Me thanë që portreti yt i priti të dera” kështu e filloi letrën Hysni Gucati të cilën e ka shkruar nga Haga me rastin e vdekjes së babait të tij.
Gucati nuk ishte në varrimin e babait të tij i cili të premten më 27 maj ka ndërruar jetë.
Letrën të cilën e ka dërguar Gucati e ka publikuar djali i tij në rrjetin social Facebook, Musli Gucati.
Të premten më 27 maj ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu, ndërsa të shtunën është varrosur.
Postimi i plotë:
Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit
Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër
Me thanë që portreti ytë i priti të dera,
Të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll
Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,
Unë plagët e tua e ti plagët e mia
Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria
Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë
Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup
Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë
Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje
Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit
Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie
Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.
29.05.2022.