Lajme
Babë e bir rrihen me dhëndrin në Çagllavicë
Demokracia
09:26 | 22 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Çagllavicë, pasi babë e bir janë përleshur me dhëndrin e tyre.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të premten në mesditë, ndërsa të lënduarve i është dhënë tretmani mjekësor.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Çagllavicë 21.04.2023 – 13:14. Raportohet se pas një mosmarrëveshje babë e birë meshkuj  kosovarë janë përleshur me dhëndrin e tyre mashkull kosovar. Të lënduarve i është dhënë tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme