Kuriozitete
Babai i miliarderit Elon Musk thotë se nuk ndihet krenar për arritjet e të birit
Demokracia
20:10 | 02 Gusht 2022

Share:

Edhe pse Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, babai i tij thotë se asnjë nga arritjet e të birit nuk e kanë impresionuar veçanërisht.

Në një intervistë 76-vjeçari Errol Musk u pyet nëse ndihet krenar për arritjet e të birit.

Dhe ai u përgjigj: “Jo. E dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për një kohë të gjatë, nuk është sikur kemi filluar papritur të bëjmë diçka”, tha Errol duke shtuar se edhe vetë Elon Musk nuk është i kënaqur me ecurinë e karrierës së tij.

Siç shpjegoi ai, djali i tij 50-vjeçar ndjen se ka mbetur prapa në karrierën e tij, për sa i përket nivelit që donte që kompanitë e tij të kishin arritur tashmë.

Të ngjashme