Lajme
Babai i Hashim Thaçit kujton sakrificat e të birit gjatë luftës
Demokracia
18:30 | 01 Korrik 2024

Share:

Babai i Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, në një intervistë për TV Dukagjini është shprehur se ka besim tek drejtësia e Gjykimit Special dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt.

Haxhi Thaçi u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është gjykim shumë “i padrejtë”, pasi që sipas tij ata kanë qëndruar ditë e natë, në shi e në borë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës e në fund po ballafaqohen me burgim.

Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë më 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre, por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Pak zor, kemi kaluar mire, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u doke që po mërzitet. Kërkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mire. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në bore e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi I tyre”, tha ai.

Haxhi Thaçi rrëfente edhe të “hjekurat” që ushtarët e luftës dhe ish-krerët e UÇK-së janë përballur gjatë kohëve të vështira të luftës dhe në temperaturat e ulëta të dimrit.

“Të drejtit i ndihmon Zoti. Kur vijke këtu me shokë, krejt çorapet me lëkurë, motra e vet ja ka largu e ja ka dath prej mrazi. Para sabahi e ka hjek shumë, jo veç ai po krejt kanë hjek”, shtoi ai.

 

Të ngjashme