Lajme
Babai i asistentit të Kurtit i bindet LVV-së, mban orë mësimi 
Demokracia
14:22 | 06 Shtator 2022

Share:

Përkundër që SBASHK është duke vazhduar grevën në arsim, Qeveria po bën presion të vazhdueshëm që mësimi të fillojë, madje punonjësve grevistë ua ka pezulluar edhe pagat e muajit gusht.

Mësimdhënësi Ramadan Beqiri, ka njoftuar se ka zhvilluar orën mësimore përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai ka treguar se me nxënësit e klasës së tetë, ka bërë përsëritje nga mësimet e kaluara. “Vazhdojmë në orët vijuese”, ka thënë Beqiri, duke treguar kështu se nuk është pjesë e grevës.

Ramadan Beqiri është babai i Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu, sipas publikimeve në rrjetin social, shihet se është aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Babai i asistentit të Kurtit fton nxënësit nga Facebook-u të shkojnë nesër në lëndën e tij

 

Të ngjashme