Lajme
Babai goditi për vdekje fëmijën e tij, Policia jep detaje për tragjedinë në Fushë-Kosovë
Demokracia
23:45 | 06 Shtator 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në “Lagjen 28” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se babai ka goditur për vdekje me veturë fëmijën e tij një vjeç e gjysmë.

Në lidhje me këtë tragjedi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar për Demokracia.com se ngjarja ka ndodhur në pasditen e sotme.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe  është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë”, tha ai.

Borovci theksoi se aktualisht policia po i trajton rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen. /Demokracia.com/

Të ngjashme