Batalioni i njohur ukrainas, Azov postoi një video në YouTube, të cilën ata e quajtën kronika të luftës për Mariupol.
Edhe pse rusët kanë deklaruar se kanë pushtuar Mariupolin, uzina e madhe e çelikut Azovstal ende strehon luftëtarë të regjimentit Azov dhe, me sa duket, qindra civilë dhe anëtarë të ushtrisë ukrainase, transmeton Demokracia.com.
Komandantët e Azovit kanë thënë në mënyrë të përsëritur se qyteti nuk ka rënë ende ndërsa ata mbajnë fabrikën e çelikut. Megjithëse Putin ka urdhëruar ndalimin e granatimeve dhe rrethimit të fabrikës së çelikut, raportet ukrainase ditët e fundit flasin për një bombardim të ashpër të Azovstal nga ushtria ruse.
Azov publikoi sot një video në të cilën ata i quajnë luftëtarët e tyre “ushtarë të çelikut”.
“Armiku planifikoi të pushtonte Mariupolin në tre ditë. Regjimenti i Azov zhvilloi një betejë të pabarabartë me forcat superiore të armikut”, theksojnë Azov në një përshkrim të videos. Ata shtojnë se luftëtarët e tyre qëndruan mes armikut dhe gjithë Ukrainës.
Për më tepër, ata thonë se kanë vrarë 1,157 ushtarë rusë që nga fillimi i pushtimit. Ata shtojnë se humbjet e armikut janë ndoshta shumë më të mëdha.
“Lufta vazhdon”, thonë ata në fund. /Demokracia.com/