Lajme
Azemi thotë se Qeveria po i diskriminon punëtorët e sektorit privat, të tjerë po i stimulon
Demokracia
14:01 | 23 Janar 2021

Share:

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës po konsideron që Qeveria në detyrë po vepron në mënyrë diskriminuese ndaj sektorëve që kanë nevojë për mbështetje financiare për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Këtë javë u mbajt edhe takimi i Kryeminstrit Hoti me SBASHK-un ku pranoi dhe realizoi një zgjidhje për nxjerrjen nga situate e vështir, duke u plotësuar kërkesën për shtesën në pagë për dy muaj, dhe në këtë mënyrë edhe duke qenë se Sektori Privat mund të cilësohet si më i rrezikuar nga nga COVID-19 sipas SPSPK-së, përcjell kosovapress.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferenëc për medie thotë se ekzekutiv po i stimulon një pjesë të punëtorëve, derisa të tjerë po i shantazhon.

“Është tmerruese derisa ne me punëtorë qëndruam dy javë në grevë për këtë stimulim që na premtuan që na premtuan që do ta paguajnë dhe nuk e paguan, aq tmerruese ta pagoi një punëtorë të arsimit i cili më shumë ka qëndrua në shtëpi se ne ë punë, dhe ne kur jemi infektuar nuk e kemi marrë pagë ne plotë, nuk kemi marrë asnjë stimulim. Dhe, definitivisht, këto ndarje kanë ndodhur vetëm në vitin 1990-1999 atëherë kur regjimi i Millosheviqit a bënte këso ndarje, të privilegjuarit kishin gjithçka e të sanksionuarit shkonin në shtëpi”, tha ai.

Sipas Azemit, punëtorët privat që punojnë në institucionet shëndetësore nuk janë përkrahur, ani pse kanë qenë direkt të ekspozuar ndaj rrezikut për infektim me Covid-19.

“Është një diskriminim jo njerëzor, diskriminim djallëzor, punëtorët e arsimit të stimulohen me 100 euro e ata së paku nuk kanë qenë direkt të prekur nga pacientët me Covid, të stimulohen, dhe mos të stimulohet punëtori që ka qenë pothuajse 24 orë me pacientët me Covid, këtë njeriu në kushte normale nuk mund ta paramendojë. Është diskriminim e bëri Qeveria e Kosovës ndaj qytetarëve të vet”, tha ai.

Sipas Azemit, 10 milionë që Qeveria e Kosovës i ka paraparë për punëtorë e sektorit privat që e kanë humbur vendin e tyre të punës gjatë pandemisë, përfshijnë vetëm 11 mijë e 111 punëtorë e jo të gjithë që e kanë humbur vendin e tyre të punës.

Të ngjashme