Lajme
Azemi: Tarifat e reja të energjisë janë “lak në fyt” për punëtorët e sektorit privat
Demokracia
07:54 | 20 Janar 2022

Share:

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike është një “lak në fyt” për punëtorët e sektorit privat.

“Për pjesën dërmuese të tyre mund të themi se është një “lak në fyt” pasi nuk po mund të ja dalin me pagat aktuale. Ne çdo ditë kemi kërkuar ngritjen e pagës minimale. Pos problemeve ekonomike rritja e çmimeve është edhe goditje psikologjike”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Azemi thotë se 30% e punëtorëve në Kosovë nuk do të mund të paguajnë faturën e rrymës dhe sipas tij ata rrezikojnë të mbesin në terr në këto ditë të ftohta.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës thotë se kanë pasur shpresa te qeveria e re, por sipas tij deri më tani nuk ka lëvizur.

“Nuk po shohim dritë në fund të tunelit. Brenda tri viteve të fundit nga Kosova janë larguar 200 mijë punëtorë të profileve të ndryshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Azemi thotë se sindikatë do të jenë të kujdesshëm me protesta por thotë se njerëzit e uritur mund të veprojnë edhe pa ndonjë organizim.

I pari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës thotë se veteranët e meritojnë pagën edhe një mijë euro por sipas tij nuk bën të ndërlidhet paga minimale me pagën e veteranëve.

“Nuk mund të jenë të barabartë, ai që punon me atë që nuk punon”, deklaroi Azemi.

 

 

Të ngjashme