Lajme
Azemi me kërkesë për deputetët: Votojeni nesër 30 për qind të Trustit
Demokracia
15:10 | 18 Janar 2023

Share:

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi, ka kërkuar nga deputetët që nesër të votohet tërheqja e 30 për qind të Trustit.

Ai përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka shpërndarë një kërkesë, ka kërkuar që të votohet ky ligj për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për shkak të inflacionit e gjendjes së rëndë ekonomike.

Azemi tutje ka thënë se kjo tërheqje e 30 për qind nga Trusti do t’i ndihmonte shumë punëtorët e sektorit privat që sipas tij nuk ishin përfitues e ndihmave nga qeveria.

“Derisa punëtorët e sektorit publik iu ndajtët stimulimin për inflacion, neve jo. Punëtorët shëndetësor morën stimulim për rrezikshmëri në punë nga Covid-19, shumë punëtorë të sektorit privat që punuan bashkë në një vend, nuk u stimiluan”, ka thënë Azemi.

Të ngjashme