Lajme
Azemi i LDK-së: Kurti po krijon armiqësi me miqtë, Kosova duhet ta ndërpresë këtë fatkeqësi
Demokracia
18:26 | 20 Qershor 2023

Share:

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me artikullin e gazetës amerikane “POLITICO” në të cilën thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur që të bëj bashkë politikën amerikane, në pikën që Kurti është një politikan kokëfort dhe nganjëherë i pamatur që ka minuar përpjekjet SHBA-BE për paqe të qëndrueshme.

Azemi thotë se Kurti është përgjigjur herë me ironi e herë me sulme e akuza të pabaza sa herë që opozita ka ngritur shqetësime për stërkeqjen e raporteve të raporteve të Kosovës dhe SHBA-së.
Zyrtari i LDK-së thotë se artikulli i “POLITICO” tregon që problemi s’kanë qenë Trump e Grenell për Kurtin, meqë Kurtit s’po i bien taman as Blinken e Escobar

Ai tutje thotë se mbase Kurtit i pengon demokracia amerikane. Azemi potencon se s’do të ishte problem nëse Kurti këtë bindje e qasje ndaj SHBA-së ta shpaloste në shkollat politike të VV-së, por thotë se është problematike meqë ai si kryeministër rrezikon raportet e Kosovës me SHBA.

Sipas tij Kosova duhet të ndalë fatkeqësinë që po i ndodh.

Të ngjashme