Lajme
Azemi: 140 punonjësit teknikë të shkollave në kryeqytet s’do të kenë paga të prillit
Demokracia
17:18 | 06 Prill 2023

Share:

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat është ankuar të enjten se s’kanë kontrata pune që nga 1 prilli i këtij viti, e nga kjo datë, 140 punonjës teknikë të shkollave në kryeqytet s’do t’i kryejnë shërbimet.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, tha se punonjësit do të jenë pa paga deri në zgjedhjen e operatorit të ri, ndërsa në një komunikatë shtoi se ka edhe mjete pune edhe bazë ligjore. Fajtor e la Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë dhe kryetarin Përparim Rama.

“Ju njoftojmë se rreth 140 punëtorë teknikë të shkollave në komunën e Prishtinës që nga 1 prilli nuk kanë kontrata pune dhe këta nuk do të kryejnë shërbime për këto shkolla. Se çka do të ndodhë me higjienën e shkollave, këtë së më miri e dinë nga Komuna e Prishtinës e cila për ne është e papërgjegjshme në punën e tyre. Nëse nxënësit dhe prindërit e tyre mund ta tejkalojnë këtë kaos, edhe ne do të jemi komod, edhe pse nga 1 prilli do të jemi pa paga deri në zgjedhjen e operatorit të ri. Mjete ka, bazë ligjore ka që deri te kjo gjendje mos të vijë, por pse po bëhet kjo më së miri e dinë vetë Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit me atë të prokurimit. Normal edhe vetë udhëheqja e Komunës duke u nisur nga kryetari”, shkroi Azemi.

Më 24 mars, Azemi pati shkruar në Facebook se ishte arritur marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit që punonjësve teknikë t’u bëhet paga 300 euro.

 

Të ngjashme