Sport
“Avullohen” të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë, kaq tifozë pritet të jenë prezent në stadium
Demokracia
13:34 | 29 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.

“Dardanët” do të përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih në pasditën e sotme.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.

Do të jetë kjo ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.

Mediat zvicerane njoftojnë se janë shitur të gjitha 20.800 biletat që ishin në dispozion për këtë ndeshje.

Por, festa nuk do të mungojë as jashtë stadiumit pasi ky takim ka zgjuar kërshëri të madhe tek shqiptarët dhe tek zviceranët.

Në Zvicër, poashtu edhe në Kosovë, kjo ndeshje konsiderohet edhe “vëllazërore” për shkak se shumë shqiptarë kanë luajtur dhe luajnë te helvetikët.

Ndryshe, Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos, kurse Zvicra nga humbja 2:1 prej Anglisë./Demokracia.com/

Të ngjashme