Faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nis këtë mesjavë.
Një nga duelet më interesante do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” midis Interit dhe Liverpoolit, përcjell Demokracia.com.
Kapaciteti në San Siro do të jetë 50% por kjo nuk ka penguar tifozët zikaltër të zaptojnë stadiumin, ku do të jenë të pranishëm 38,000 tifozë në total, me 2500 tifozë nga anglezët e Liverpool.
Biletat janë shitur të gjitha dhe sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter do të përfitojë 3 milion euro nga shitjet e biletave.
Përballja në qytetin e modës luhet me fillim nga ora 21:00./Demokracia.com/