Venkatesëari Alagendra, avokatja mbrojtëse e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka pasur mundësinë të imponojë një qëndrim të përbashkët.
Sipas saj, një pjesë e provave të publikuara nga ZPS-ja janë prova që janë përdorur në çështjet Limaj e Haradinaj, të cilët u shpallën të pafajshëm.
Alagendra tha se kjo përpjekje do të dështojë.