Lajme
Avokatja: Për veprat që është marrë në pyetje, Rron Gjinvoci mund të dënohet prej 3muaj deri në 3 vjet burg
Demokracia
15:07 | 14 Nëntor 2022

Share:

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas marrjes së pyetje nga Policia të dy aktivistëve të saj.

Rron Gjinovci e Dribran Hoxha janë shoqëruar në stacionin policor pas aksionit në Fakultetit Filozofik, gjegjësisht në ligjëratën e profesorit Bujar Dugolli, që ata po e akuzojë për plagjiaturë.

Avokatja, Rina Kika, tha se Gjinovci e Hoxha janë marrë në pyetje nën dyshimin se kanë penguar personin zyrtar, por që sipas saj, aksioni ka qenë paqësor.

Sipas saj, vepra për të cilën ata janë marrë në pyetje është e dënueshme nga tre muaj deri në tri vjet burgim.

“Këta dy aktivistë janë arrestuar nga policia e Kosovës dhe janë dërguar në stacion policor dhe janë marrë në pyetje lidhur me aksionin e tyre paqësor nën dyshimin se kanë penguar personin zyrtar”.

“Kjo vepër penale është e dënueshme prej 3 muaj deri 3 vjet. Këta aktiviste nuk do të duhej të merreshin ne pyetje. Të gjitha veprimet e aksionit ishin paqësore”.

 

Të ngjashme