Lajme
Avokatja e Popullit: Rusët përdhunuan një djalë 11 vjeçar dhe një vajzë 14 vjeçare në Bucha
Demokracia
22:48 | 08 Prill 2022

Share:

Avokatja e Popullit e Ukrainës Lyudmila Denisova tha se ushtarët rusë përdhunuan një djalë 11-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare në Bucha, transmeton Demokracia.com.

Ajo shtoi se ushtarët përdhunuan një grua 20-vjeçare në Irpin.

Kujtojmë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken së fundmi paralajmëroi se ka gjithnjë e më shumë raporte të besueshme se forcat ruse në Ukrainë torturojnë, përdhunojnë dhe vrasin civilë të pafajshëm, shkruan Sky News.

Muajin e kaluar, Kryeprokurori i ICC Karim Khan nisi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, pas një kërkese nga një numër vendesh anëtare të gjykatës, duke përfshirë Kroacinë.

“Tashmë në shqyrtimin paraprak të situatës në Ukrainë, zyra ime gjeti dyshime të arsyeshme se krimet e kryera për të cilat kjo gjykatë ka juridiksion janë kryer atje,” tha Khan.

“Zyra e prokurorit tani do të fillojë mbledhjen e provave të pretendimeve për krime lufte, krime kundër njerëzimit ose gjenocid në çdo pjesë të territorit ukrainas kundër çdo personi,” shtoi ai.

Ukraina ka qenë anëtare e ICC që nga viti 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. /Demokacia.com/

Të ngjashme