Sport
Avokati tregon detaje trishtuese: Vajzat e tij e mbyten Maradonën
Demokracia
10:45 | 07 Prill 2021

Share:

Misteret rreth vdekjes së legjendës argjentinase Diego Armando Maradona vazhdojnë, derisa, për ta tronditur opinionin këtë herë u përkujdes, ish-avokati i Maradonës, Matthias Morla, i cili ka zbuluar një sërë detajesh të panjohura nga jeta e futbollistit të famshëm, i cili vdiq në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Morla tha se vajzat e tij  Dalma dhe Giannina tradhtuan babain dhe nuk kishin asnjë kontakt me të në vitet e fundit, kjo edhe e qoi drejt vdekjes atë, transmeton Demokracia.com.

Maradona e donte ish-partneren e tij Rossio Oliva, derisa vajzat ishin kundër dhe e braktisën atë. “Unë kam qenë me Diegon për shtatë vitet e fundit dhe në ato shtatë vjet ai ka qenë duke shikuar telefonin dhe priste thirrje nga vajzat e tij, por ato kurrë nuk e telefonuan madje as në Ditën e Krishtlindjeve,” zbuloi Morla.

Në veçanti, avokati vuri në dukje se futbollisti i famshëm ishte shumë i prekur nga emri që mori mbesa e tij – Roma.

“I thashë, ‘Diego, çfarë është, Roma është rivali i Napolit?’, ai nuk foli”. Përveç motrave, të gjithë e braktisën. Maradona u braktis dhe për këtë arsye ai e deshi më shumë vdekjen sesa jetën. Vajzat e tij nuk i flisnin që nga viti 2014. Unë them se ai vdiq me 25 prill 2014 e në realitet jetë ndërroi vitin e kaluar”, ka përfunduar Morla. /Demokracia.com

Të ngjashme