Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka ngritur shqetësim se si prokuroria e Serbisë ka refuzuar ankesën e tij për hetimin e grupit Wagner në Republikën e Serbisë.
Sipas një postimi të tij në Twitter, Stojkoviq përveç kësaj liderët e djathtë e zyrtarë të partive politike në Serbi kanë vizituar qendrën e grupit Wagner.
Thotë se Franca tashmë e ka njohur këtë grup famëkeq si organizatë terroriste, e Serbia po rreshtohet krah saj.
🇫🇷 je priznala Wagner kao terorističku organizaciju.
U isto vreme vučićev tužilac odbacuje moju krivičnu prijavu za istragu Wagner grupe u 🇷🇸 a lideri desnice i funkcioneri političkih partija 🇷🇸 posećuju teroristički Wagner centar u Rusiji.
a. vučić drug/comrade teroristima. pic.twitter.com/fvR9pbQf6l
— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) May 10, 2023
“Franca e njohu Wagnerin si organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, prokurori i Aleksandar Vuçiqit refuzon ankesën time penale për hetimin e grupit Wagner në Serbi, dhe liderët e djathtë dhe zyrtarët e partive politike 🇷🇸 vizitojnë qendrën terroriste të Wagnerit në Rusi. Aleksandar Vuçiq është shok i terroristëve”, ka shkruar avokati serb në Tëitter.
Ndryshe, parlamenti francez e njohu Ëagnerin si organizatë terroriste. Edhe Britania po finalizon zhvillimin ligjor të projektit dhe në javët e ardhshme do të miratojë gjithashtu një rezolutë që do të njohë grupin Ëagner si një organizatë terroriste.