Lajme
Avokati serb Çedomir Stojkoviq me kallëzim penal për terrorizëm kundër Radojiçiqit dhe 30 personave tjerë
Demokracia
15:22 | 04 Tetor 2023

Share:

Avokati Çedomir Stojkoviq ka bërë të ditur sot në llogarinë e tij në Twitter se për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës, saktësisht në Banjskë të Zveçanit, ka paraqitur kallëzim penal për terrorizëm dhe ndihmë terrorizmit.

Siç ka thënë ai, ka bërë kallëzim penal kundër Milan Radoiçiqit, së paku 30 personave të panjohur që kanë vepruar më 24 shtator në Banjskë në veri të Kosovës, për terrorizën dhe ndihmë në terrorizëm, shkruan mediumi opozitar serb Danas, transmeton Demokracia.

“Republika e Serbisë nga sot nuk ka më arsyetim – është nënshkruar dhe dorëzuar kallëzimi zyrtar penal për terrorizëm”, ka njoftuar ai në X, ish Twitter./Demokracia

 

Të ngjashme