Lajme
Avokati: Një prej serbëve të arrestuar për krime lufte ishte polic i Kosovës
Demokracia
08:46 | 22 Qershor 2023

Share:

Avokati Amer Alija ka deklaruar mbrëmë se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë arrestuar tre persona, nën dyshimet për krime lufte.

Megjithatë, ai shtoi se njëri nga serbët e arrestuar si i dyshuar për krime lufte ka qenë policë i Policisë së Kosovës deri në dorëheqjet e fundit në veri të vendit.

“Gjatë këtij viti, ose gjysmën e parë të këtij viti, janë arrestuar tre persona për krime të luftës. Po ashtu kemi pasur edhe dy tre aktakuza në mungesë, që kanë filluar aktakuzat e para në mungesë që nga muaji maj. Po edhe me arrestimet e fundit ka ndodhur që disa prej të arrestuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit”, tha ai.

“Ata tanimë kanë jetuar në Kosovë, është edhe një rast ku njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe policë i Kosovës deri në dorëheqjet e fundit nga policët serbë në fundvit në Mitrovicë. Ndaj të njëjtit janë duke u zhvilluar hetime për dyshime të kryerjes për krime të luftës”, shtoi Alija në Kanal 10.

Sipas tij, ekzistojnë edhe raste të tilla ku personat e dyshuar për krime lufte kanë vazhduar të jetojnë në Kosovë edhe pas përfundimit të luftës në Kosovës.

Të ngjashme