Lajme
Avokati Koci thotë se sigurimi i qendrës tregtare në Prizren sulmoi një familje rome
Demokracia
09:58 | 22 Nëntor 2021

Share:

Avokati Arianit Koci ka thënë se të dielën në një qendër tregtare në Prizren është sulmuar një familje rome.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Koci ka publikuar një video të rrahjes dhe ka shkruar se sipas një deputeti të Republikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren.

Sipas një deputeti të Republikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës.

Prindërit dhe vajza e 11 vjeqare, e kanë pasur maskën. Djali jo.

Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, në prani të familjes- për shkak të mos pasjës së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze.

Tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve (romët, babë e bir), janë liruar pas disa orësh.

Vajza 11 vjeqare është e traumatizuar.

Duhet theksuar që pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njejtë të qytetit./Demokracia.com/

Të ngjashme