Ish-pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj, është liruar në arrest shtëpiak si i dyshuar për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë.
Pas seancës, avokati i Kurtajt, Kujtim Kërveshi, ka deklaruar se klienti i tij ka vepruar në vetëmbrojtje.
POSTIMI:
Azem Kurtaj, sonte e ban gjumin pranë familjes së tij! Masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.
Azemi është deklaruar i pa fajshëm pas leximit të aktakuzës.
Mbrojtja pa paragjykim të vendimit perfundimtar të gjykatës beson dhe angazhohet profesionalisht se ky proces do ta vërtetoj teorinë e mbrojtjes, ajo është se Azemi ka vepruar në vetmbrojtje dhe sic ka besuar mbrojtja se nuk ka pasur vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, mbrojtja vazhdon të beson dhe angazhohet për një proces të drejtë dhe të pa varur e i cili do ta vërtetoj pafajsinë e Azemit!
Faleminderit mediave, opinionit, kolegēve që me profesionalizëm dhe maturi kanë raportuar për rastin në fjalë!
Ata që e paragjykojnë Azemin, e stigmatizojnë atë, dhe/ose i japin konteskt etnik rastit në fjalë, i japin epitetet të cilat nuk i ka dhënë gjykata me vendim të formës së prerë sic e kam thanë sot para mediave, do të përballen me drejtësinë!
Republika e Kosovës nuk është vend që mbështetet mbi ca kristale të brishta që mund ti thej kush të doj, sa herë të doj, ky vend ka rregulla, është sovran, ka identitet dhe institucione!
Mbrojtja e Azemit megjithese nuk pajtohet me gjetjet e prokurorisë si në aktakuzë as me vendimin e gjykatës për masen e zevendesuar, respekton ato dhe përballjen do ta kërkoj vetëm pranë institucioneve dhe rrugëve ligjore duke besuar në drejtësi dhe sundim të ligjit!