Lajme
Avokati: Kaq mund të dënohen të miturit që vranë 18 vjeçarin në Podujevë
Demokracia
19:54 | 21 Janar 2024

Share:

Avokati i njohur, Ardian Bajraktari thotë se dënimi për të miturit që vranë 18-vjeçarin në Podujevë, nuk mund të shqiptohet me më pak se gjashtë muaj, e as më shumë se pesë vjet.

Bajraktari në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kur i mituri ka kryer së paku dy vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shume se dhjetë vjet, burgimit për të mitur është dhjete (10) vjet.

“Këto janë kushtet dhe limitet që parasheh legjislacioni në fuqi, kur i mituri kryen vepër penale, por që për konstatimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ju mbetet organeve ligjzbatuese të veprojnë siç obligohen me dispozita kushtetuese dhe ligjore në fuqi, përfshirë veprimin me urgjencë si dhe faktin që interesi më i mirë i të miturit është konsiderata mbizotëruese”, tha Bajraktari.

Deklarata e tij:

Duke iu referuar dispozitave të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, që të mund të shqiptohet dënim me burgim, i mituri duhet, në kohën e kryerjes së veprës penale t’i ketë mbushë gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, si dhe të ketë kryer vepër penale të dënueshme me mbi pesë (5) vjet burgim.

Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet dënimi me më pak se gjashtë (6) muaj e as më shumë se pesë (5) vjet dhe shqiptohet me muaj dhe vite të plota.

Kurse për vepra të rënda penale, të dënueshme me burgim të përjetshëm, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shume se dhjetë (10) vjet, burgimit për të mitur është dhjete (10) vjet.

Këto janë kushtet dhe limitet që parasheh legjislacioni në fuqi, kur i mituri kryen vepër penale, por që për konstatimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ju mbetet organeve ligjzbatuese të veprojnë siç obligohen me dispozita kushtetuese dhe ligjore në fuqi, përfshirë veprimin me urgjencë si dhe faktin që interesi më i mirë i të miturit është konsiderata mbizotëruese.

Të ngjashme