Sport
Avokati i Vokrrit thotë se ende nuk e kanë marrë vendimin nga Gjykata Themelore
Demokracia
16:12 | 04 Prill 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës në orët e pasdites të së hënës publikoi në faqen e saj zyrtare vendimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë mbi ankesën e Gramoz Vokrrit përmes së cilës kërkohej pezullimi i Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, i thirr për t’u mbajtur më 6 prill.

Në vendimin e publikuar thuhet se gjykata ka vendosur që Kuvendi i FFK-së është thirrur duke u bazuar në normalet ligjore dhe se ankesa e Vokrrit është e pa bazuar.

I kontaktuar, avokati i Gramoz Vokrrit, Arbër Krasniqi ka thënë se ai si përfaqësues i palës së ankuar ende nuk e ka marrë vendimin e Gjykatës Themelore dhe se janë duke e pritur atë.

Gjykata refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit, konfirmon ligjshmërinë e Kuvendit të 6 prillit

“Ende nuk e kemi pranuar vendimin nga Gjykata Themelore”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi për KosovaPress.

Në rast se vërtetohet nga të gjitha palët se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është i thirru ligjërisht, atëherë të mërkurën i vetmi kandidat për kryetar të kësaj federate do të jetë kryetari aktual Agim Ademi.

Të ngjashme