Lajme
Avokati i Veselit pret që të nis hetimet në dy javët e para të majit
Demokracia
14:57 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka thënë se pret që të nis hetimet në dy javët e para të majit, por se kjo mbështetet edhe në informacionet e dhëna nga Prokuroria Speciale.

Ai ka thënë se ka një skuadër të formuar e cila po pret për të nisur hetimet që nga një janari, raporton Demokracia.com.

“Ne kemi një skuadër për hetime që është në pritje që nga 1 janar. Sa i takon kërkesën për lirim paraprak ne kemi qenë në gjendje që t’u përgjigjemi shumë shpejt disa prej akuzave të z.Veselit. Megjithatë problemi është që ne nuk jemi në pozicion se çfarë duhet të hetojnë ata. Kjo na dërgon tek një çështje tjetër që e ngriti z.Hooper, në të njëjtën kohë do t’i kërkoja z.Smith që të ndalojë akuzat që ne po tentojmë të pengojmë proceset gjyqësore.”, tha ai.

Tutje, Emmerson ka bërë të ditur se pret të nis hetimet në dy javët e para të majit, por se kjo varet edhe nga dosjet e Prokurorisë, raporton Demokracia.com.

“Parashikohet që ne të fillojmë me pjesën e hetimit në dy javët e para të majit, por mbështetet në informacionet që na vihen në dispozicion nga Prokuroria.”, tha ai.

Në fund, avokati Emmerson ka thënë se nuk mund të udhëtojë në Kosovë për hetime për shkak të situatës me COVID-19, por se edhe nuk ka informacione për dosjet e Prokurorisë./Demokracia.com/

Të ngjashme