Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kritikuar prokurorin Jack Smith se është i njëanshëm, pas fjalimit të këtij të fundit në seancën e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se sjelljet e Prokurorisë Speciale nuk janë etike dhe se sipas tyre, mbrojtjes nuk i lejohet të ketë burimet e duhura.
Tutje Emmerson e ka quajtur “të njëanshëm” prokurorin Smith, duke shtuar se nuk i merr parasysh interesat e të akuzuarve, raporton Demokracia.com.
“Derisa foli z.Smith, parashtrimi im ishte vazhdimisht që prokuroria po përpiqet ta heqë mbrojtjen nga rruga e duhur dhe ta shmang nga objektivi i vërtetë dhe unë them që mbi bazën e kësaj, unë kam nxjerr përfundimin që nuk është sjellje etike nga ana e tyre që nuk i lejohet mbrojtjes t’i ketë burimet e duhura. Prokuroria nuk e sheh më funksionin e vet thelbësor që është drejtësia e procedurës, janë kaq partizanë dhe të anshëm nga njëra anë, sa nuk i marrin më parasysh interesat e të akuzuarve.”, tha ai.
Emmerson ka thënë se Prokuroria e ka humbur objektivikin e funksionit të tyre kryesor, raporton Demokracia.com.
“Prokuroria, jo se e ka bërë me keqbesim, por nga entuziazmi për projektin e tyre ka humbur objektivin e funksionit të tyre kryesor. Ajo që e sqaron çështjen përtej dyshimit të arsyeshëm, pra që ai sapo na thotë se prokuroria po e krijon një situatë që mbrojtja nuk ka nevojë të dijë se çfarë akuza janë ngritur deri tre muaj para gjykimit, pasi sipas tij ekziston nevoja për të mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët.”, tha ai.
Në fund, Emmerson shtoi se nuk kanë kohë të mundshme për t’u përgaditur lidhur me procesin gjyqësor.
“Ne kemi kohën më pak të mundshme për t’u përgatitur. Nuk ka nevojë për dyshim më, prokuroria po krijon qëllimisht një situatë për të mos na dhënë informacionin për përgatitur.”, tha ai./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Prokurori Jack Smith paraqitet në seancën e Speciales, ky ishte fjalimi i tij