Lajme
Avokati i Thaçit flet për kërcënimet e Serbisë ndaj Martyt, gjyqtari ia pengon fjalimin
Demokracia
17:32 | 20 Maj 2022

Share:

Ka nisur me përplasje seanca e radhës në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Avokati Gregory Keohe që mbron ish-presidentin e Kosovës, ka përmendur kërcënimin që Serbia ia ka bërë ish-senatorit Dick Marty.

“Raportet dëshmojnë se një numër materialesh janë marrë nga Serbia e që janë shfrytëzuar nga Dick Marty. Është zbuluar përpjekje për të vrarë Dick Martyn. Autoritetet serbe nxorën një kontratë për vrasjen e Martyt për të fajësuar për këtë shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Keohe, transmeton Nacionale.

Por, ai nuk është lejuar ta vazhdojë fjalën nga gjyqtari i procedurës paraprake, me arsyetimin se kjo nuk është tema.

“Kur ndodhi ky kërcënim? Pak pasi klientët tanë u sollën këtu në Hagë, nga fundi i 2020, shërbimi sekret zviceran e kanë marrë në mbrojtje Martyn, pra kanosja ka ndodhur”, ka thënë Keohe.

“Flisni për materialet konkrete shfajësuese”, ishte ndërhyrja e gjyqtarit.

Të ngjashme