Lajme
Avokati i Popullit thotë se janë në fazë hetimi për ankesat lidhur me disa parcela në veri
Demokracia
17:35 | 12 Maj 2023

Share:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka konfirmuar se ka pranuar dy ankesa nga banorët e Zubin Potokut dhe Leposaviqit lidhur me shpronësimin e disa parcelave në këto dy komuna.

“IAP është ende në fazën e hetimit të këtyre rasteve dhe është duke hetuar në bazë të pretendimeve të ankuesve në drejtim të asaj se nëse Qeveria e Kosovës ka respektuar procedurat e përcaktuara me ligjin për shpronësim të pronës së paluajtshme”, thuhet në përgjigje për KlanKosova.tv.

”Pas hetimit të rastit bazuar në dispozitat ligjore, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim publik.”.

Lidhur me vendimin për shpronësim të disa parcelave qytetarët e këtyre komunave  patën protestuar duke kërkuar revokim të vendimit.

Të ngjashme