Lajme
Avokati i Popullit për mosanëtarësimin e Kosovës në KE: Pasojat janë të shumëfishta
Demokracia
11:47 | 18 Maj 2025

Share:

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Sipas tij, mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, bart pasoja të shumëfishta.

Qelaj thotë se në këtë mënyrë edhe qyetetarët e vendit privohen në raport me një të drejtë ndërkombëtare.

‘Vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë kishte me tregu dhe kishte me qenë idnikatorë mjaft i rëndësishëm për shtetin, për qytetarët se Kosova ka mbërri të jetë në standarde të mjaftueshme me vendet demokratike të Europës”- ka thënë Qelaj.

Ai shtoi se pengesa në këtë proces vie nga politikat e brendshme të Kosovës.

Mosanëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës, Qelaj thotë se dëmton qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetet.

Ndërkaq, përfaqësimi në institucionet e Kosovës nga komuniteti thotë se ka pësuar ndryshim radikal nga dorëheqjet që qytetarët serb kanë dhënë nga këto institucione.

Qeveria e Kosovës në shkurt të vitit të kaluar kishte marrë Vendim që të zbatojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, që ishte kusht për anëtarësim.

Pas këtij Vendimi, vendi mori dy drita të gjelbra, e në të tretën u “kurthua”. Ishte kërkesa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ajo që e la Kosovën jashtë agjendës. Disa shtete anëtare kërkuan dorëzimin e Projekt-statutit për themelimin e Asociacionit – si hap për të fituar mbështetjen e shumicës së përfaqësuesve të shteteve anëtare të KiE-së për anëtarësim.

Mosdërgimi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese i draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të hartuar nga Bashkimi Europian, ishte arsyeja që la Kosovën jashtë agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, më 17.05.2024.

Zyrtarët e lartë shtetërorë të Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

Më 16.05, 2024, ministrja Gërvalla kishte dërguar një letër në adresë të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për, siç ka thënë ajo, zotimin për përgatitjen e një drafti për “krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim”. Ky veprim ngriti pikëpyetje nëse ka qenë i duhur, apo i gabuar.

Në anën tjetër kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se Qeveria nuk e pranon Asociacionin si kusht për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës. Kjo Kërkesë sipas tij “nuk është parimore e as vlerore”, por është absurde.

Sipas Kurtit draft-Statuti nuk është dokument zyrtar, sepse është refuzuar nga Serbia më 26.10.2023 dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë në Kushtetuese.

KALLXO.com ka publikuar dy analiza ku tregon për pasojat në politikën e jashtme dhe të brendshme, si pasojë e zvarritjes për formimin e institucioneve.

Të ngjashme