Lajme
Avokati i Popullit: Gjatë pandemisë u shkelën të drejtat e pacientëve me HIV dhe Tuberkuloz
Demokracia
17:15 | 27 Janar 2021

Share:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raportin në lidhje me qasjen në shërbime të kujdesit shëndetësor të personave të prekur me Virusin e Imunodeficiencës Humane (HIV) dhe me Tuberkuloz (TB), gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Ky raport është iniciuar sipas detyrës zyrtare nga Avokati i Popullit, me përkrahjen e Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF), duke pasur parasysh rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve të shtetit përkitazi me respektimin e të drejtave të garantuara, në mënyrë të veçantë në rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe me fokus në personat a në grupet më lehtë të cenueshme, shkruan Demokracia.com

“Qëllimi kryesor i këtij raporti, ishte vlerësimi  i ofrimit të  shërbimeve të kujdesit shëndetësor, me qasje të bazuar në të drejtat e njeriut dhe pa diskriminim, për personat me HIV/AIDS dhe TB në Kosovë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, në ndërlidhje me mbulimin shëndetësor universal, si objektivë e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe të tërheq vëmendjen e autoriteteve për rëndësinë e trajtimit  adekuat të personave me HIV/AIDS dhe TB, duke pasur parasysh pasojat e dëmshme që mund të ketë mostrajtimi i tyre i vazhdueshëm”, shkruan në raportin e Avokatit të Popullit.

Në raport po ashtu shkruan se mbrojtja e të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për një përgjigje efektive në parandalimin dhe trajtimin e HIV-it dhe tuberkulozit në Kosovë./Demokracia.com

Të ngjashme