Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se gjatë këtij viti ka pranuar një numër të madh të ankesave nga ana e qytetarëve serb në veri të vendit, ankesa këto që lidhen me qasjen e policisë në raport me bastisjet atje.
Qelaj ka thënë se ai është pro hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, por që sipas tij, duhet të ekzistoj një balancë që duke ushtruar një të drejt të mos cenohen të drejtat e tjera.
Ai ka thënë se kanë bërë thirrje që cdo veprim të ligjshëm që merr shteti duhet ta ketë nën kujdesej respektimin e të drejtave të njeriut, duke shtuar se kur veprimet të tilla janë në harmoni me respektimin e të drejtave të qytetarvëev, për të është e pranueshem dhe nuk ka pse të reagoj.
“Fakti që unë jam neutral në raport me çështjet politike e bën më të lehtë gjykimin dhe vlerësimin tim në raport me krejt ato çka po ndodh edhe në komunat e veriut të Kosovës. Unë vazhdimisht kam insistuar, kam bërë thirrje publike tek autoritetet edhe tek policia edhe tek administrata tjetër e shtetit që çdo veprim të ligjshëm që ndërmerr shteti duhet ta ketë nën kujdesje respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjithmonë kur veprimet janë në harmoni me respektimin e të drejtave të qytetarëve, të drejtat e garantuara të njeriut për mua është e papranueshme dhe nuk kam pse me reagu. Një veprim të tillë e kam bërë edhe në situatën aktuale. Në vazhdimësi kemi provuar që të jemi në komunikim me qytetarin, organizatat e shoqërisë civile që veprojnë edhe në këto komuna”.
“Kemi pranuar një numër të madh të ankesave sidomos në raport me përdorimin ose me qasjen e policisë në raport me qytetarët gjatë bastisjeve, gjatë arrestimeve, gjatë kontrollove dhe mbajtjes së rendit. Këto raste ne i kemi trajtuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Policisë sepse ai është autoriteti kompetent dhe ne gjithmonë jemi kujdesur që IPK po vepron, po reagon, është i duke hetuar këto raste dhe po jep përgjigjet e duhura”, ka thënë ai.