Lajme
Avokati i Kadri Veselit kapet me gjyqtarët: Pyetjet tendencioze, nuk dua të degjenerohet situata
Demokracia
11:35 | 18 Korrik 2023

Share:

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shkëmbyer replika të ashpra me gjyqtarët e Dhomave të Specializuara.

Kjo pasi Emmerson pati disa kundërshtime me pyetjet që gjyqtarët ia kishin drejtuar Rrustem Mustafës.

Emmerson ka thënë se është detyrë e tij të kundërshtojë pyetjet tendecioze, raporton Nacionale.

“Nga juridiksioni që vi unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze nga të gjitha palët, pavarësisht nga cila anë, përfshirë edhe gjyqtarët. Në rastin e sotëm u cenua kundërshtimi im për pyetjet e bëra nga gjyqtarët, dhe duhet të ketë një vendim. Gjyqtari Metro më dha urdhër të ulesha, dhe kundërshtimi im është hequr nga transkripti sepse po flisnim në të njëjtën kohë”, tha Emmerson.

Ai deklaroi se nuk do që të degjenerohet situata.

“Nuk dua që të shkojmë e të degjenerohet situata, por të kemi proces të qartë. Nëse gjyqtarët janë të përgatitur për kundër-pyetje, e pamë që kjo e orientoi në mënyrë të gabuar dëshmitarin, doli jashtë kontekstit. Është detyrim profesional ta kundërshtojë. Dhe nëse trupi gjykues mendon se nuk duhet ta bëjë, duhet të dilni me vendim për këtë”, tha Emmerson.

Të ngjashme