Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet konferenca e gjashtë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Avokat i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka thënë se mbrojtjes i duhet ende kohë që të përgatitet për procesin gjyqësor, shkruan Demokracia.com.
“Do të na duhet edhe pak më shumë kohë që të kalojmë në procesin gjyqësor. Ne nuk kërkojmë që ta vonojmë procesin. Po bëhen 10 muaj që Z. Haradinaj ndodhet në paraburgim. Ai [Nasim Haradinaj] mezi po pret që gjërat të ecin përpara”, tha Cadman.
Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar janë arrestuan dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj./Demokracia.com/