Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka thënë se janë të shqetësuar lidhur me faktin se çështja e klientit të tij po vazhdohet pas dyerve të mbyllura.
Kështu tha Cadman, pas kthimit në seancë të hapur, shkruan Demokracia.com.
“Ne jemi të shqetësuar lidhur me faktin që çështja po vazhdohet pas dyerve të mbyllura. Ne jemi të shqetësuar për drejtësinë e procesit dhe do të kërkojmë që OSBE ose ndonjë organizatë tjetër në këtë pozitë të kryej një monitorim të pavarur të procedurave, sepse ne jemi të shqetësuar rreth kësaj”, ka thënë Cadman.
Prokurori kundërshtoi mbrojtjen e Haradinajt, duke thënë se nuk e di se nga doli kjo se të gjitha procedurat po mbahen me dyer të mbyllura pasi ka shumë gjëra të cilat do të zhvillohen publikisht dhe presim me kënaqësi që ta bëjmë këtë./Demokracia.com/