Avokati i Hysni Gucatit dhe ai i Nasim Haradinajt kanë thënë në seancën e radhës ndaj tyre se kanë kryer shumë hetime deri më tani mirëpo u nevojitet të ndjekin edhe disa linja hetimi, duke përfshirë këtu edhe intervistimin e disa personave në Kosovë dhe Serbi.
Avokat i Hysni Gucatit, Jonathan Rees, ka thënë se do të ishin gati për gjyq pak kohë pas 30 gushtit, shkruan Demokracia.com.
“Kemi dhënë një listë të dëshmitareve të cilët kërkojmë që t’i ftojmë ku përcaktojmë identitetet e tyre dhe sipas temave tregove se për çfarë çështje do të dëshmojnë ata. Shpresojmë që një kërkesë e tillë, që kur çështja t’i paraqitet trupit gjykues do të ketë seanca të mëtejshme për përgatitje ku do tu kthehemi sërish këtyre çështjeve. Ka disa fusha ku mund të ketë nevoje të vazhdojnë hetimet, nuk parashikojmë që kjo t’i vonojë çështjet më tej. Do të ishim gati për gjyq pak kohë pas 30 gushtit dhe kemi arritur këtu ku kemi thënë që do të ishim”, ka thënë Rees.
Po ashtu edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, i ka mbështetur këto deklarime, dhe ka thënë se hetimet mes dy ekipeve janë të bashkërenduara.
“Ka shumë gjasa që hetimet të vazhdojnë edhe për një kohë sepse ka linja hetimi që duhet t’i ndjekim më tej. Ka disa gjëra që duhet t’i hetojmë më tej, kemi një numër kërkesash që presim t’i bëjmë, u kemi bërë ministrive e agjencive të ndryshme në Republikën e Kosovës nga të cilat kërkojmë informacione. Kërkojmë të intervistojmë një numër personash në Republikën e Serbisë për shkak të përfshirjes në këto çështje”, ka thënë Cadman..
Ndërsa, prokuroria ka deklaruar se nuk mendojnë që do të ketë ndonjë pengesë, që kalimi i dosjes të bëhet më 16 korrik siç është përcaktuar.
Kujrojmë se në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur konferenca e gjashtë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj./Demokracia.com/