Lajme
Avokati i familjes Dehari: Prokuroria ta tregojë të vërtetën, pa manipulime
Demokracia
13:42 | 12 Prill 2022

Share:

Pas komunikatës së Prokurorisë Speciale ku u bë e ditur se ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit është pranuar dhe përkthyer në shqip, ka reaguar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi ka ngritur pikëpyetje se Prokuroria po tenton të manipuloje me këtë rast, dhe i ka shtruar disa pyetje.

Kjo pasi, Prokuroria Speciale në ekspertizën e pranuar, kanë bërë të ditur se nga të gjeturat nga raporti i eskpretizës bëjnë me dije se analizat e AND-së nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin Astrit Dehari në momente të afërta me vdekjen, brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së përveç të atij, Astrit Deharit.

Postimi i Tomë Gashit pa ndërhyrje:

Prokuroria Specile duhet te tregoj te verteten – pa manipulime!

Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ekspertizen e kane marre para 12 diteve.

Qellimisht apo rastesisht ben hapa te gabueshme ne rasin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit, ajo ka publikuar nje komunikate per media me komente te veta para se te ju dergoj kopje te ekspertizes shtese te Institutit Zviceran fillimisht familjes se Astrit Deharit si dhe mua si perfaqesues ligjore i familjes Dehari.

Prokuroria per te mos e manipuluar opinionin do te duhet fillimisht te tregoj se a kane marre gjurme te ADN- se nga te burgosurit qe kane qene ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016, a kane marre gjurme te ADN- se i gjithe stafi i Qendres se Paraburgimit ne Prizren, a kan mare gjurme te ADN-se nga ana e gardianeve dhe policeve te cilet Astrit Deharin e kan nxjerre te gjalle – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimig ne Prizen dhe te vdekur – pa shenja jete e kane derguar ne spitalin rajonal te Prizrenit.

Prokuroria Speciale duket qe e ka me te rendesishme qe te jep prononcime krejtesisht te panevojshme per arsyje qe vetem ata i dine dhe eshte duke tentuar qe ta luaj rrolin e nje prokurorit te mehershem i cili tenoj ta mbyll rastin me pak se dy jave pas vrasjes se Astrit Deharit.

Rasti i vrasjes se Astrit Deharit nuk do te duhet te keqperdorej nga askush dhe me se paku nga Prokuroria Speciale duke e shendruar ne beteje per opinion ne vend qe te nxerin Aktvendim per zhvillim te hetimeve ne drejtim te te gjeturave shkencore qe japin vetem nje konkludim qe Astrit Dehari eshte vrare.

Ligji thot qe palet jane te baravarta por duket qe Prokuroria kete qellimisht apo rastesisht nuk e aplikon.

Të ngjashme