Lajme
Avokati Bajraktari: Vendimi për rritjen e rrymës është diskriminues dhe i paligjshëm
Demokracia
13:19 | 02 Maj 2025

Share:

Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, i përfaqësuar nga avokati Ardian Bajraktari dhe përfaqësuesi Ali Sefaj, ka dorëzuar të premten një padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Pallatin e Drejtësisë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Avokati Bajraktari tha se ky vendim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, njofton Klankosova.

“Vendimi është marrë me bindjen tonë në shkelje të shumta ligjore, duke përfshirë thyerjen e parimeve të barazisë dhe diskriminimit. Ai cenon ligjin për procedurën e përgjithshme administrative dhe ligjin për rregullatorin e energjisë. Për këtë arsye, kemi kërkuar nga gjykata që ta anulojë vendimin dhe ta rikthejë procesin në pikën zero”, deklaroi ai.

Të ngjashme