Lajme
Avokatët e Kosovës bojktojnë seancat gjyqësore në Prokurorinë Themelore dhe Prokurorinë Speciale
Demokracia
08:09 | 06 Mars 2021

Share:

Avokatët e Kosovës pritet që nga e hëna t’i bojktojnë seancat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ato të Speciales.

Kjo është bërë e ditur mbrëmë në Klan Kosova nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi.

Ejupi ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë për shkak të problemeve që që avokatët kanë në qasjen e objekteve të këtyre dy institucioneve.

“Nga e hëna, të gjithë avokatët e Kosovës do t’i bojkotojnë seancat në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në atë Speciale. Bojkoti është zgjeruar dhe vendimi i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, është në fuqi nga data 8 mars në ora 8:00”, ka thënë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024