Lajme
Avokatët e Haradinajt dhe Gucatit: Prokuroria nuk po respekton vendimet e gjyqtarit
Demokracia
17:48 | 30 Mars 2021

Share:

Mbrojta e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit thonë se ishin shumë të qartë në kërkesën e tyre të cilën ia kanë parashtruar Prokurorisë.

Xhonatan Elistan Ris, avokati i Hysni Gucatit tha se sipas rregullës 102 pika 3, duhet të përfshihet çdo informacion i mbetur që është me rëndësi potenciale, materiale për mbrojtjen.

“Ajo që kërkon mbrojtja është shumë e qartë dhe është pikërisht ajo që keni urdhëruar ju i nderuar Gjykatës më parë. Ka kërkuar nga prokuroria që të bëjë një nxjerrje të plotë dhe të bëjë një njoftim të hollësishëm mbi bazën e rregullës pa vonës, dhe rregulla 102 pika 3 thotë që në këtë njoftim duhet të përfshihet çdo informacion i mbetur që është me rëndësi potenciale, materiale për mbrojtjen”, tha Ris.

Ris po ashtu shtoi se mund të ketë materiale fajësuese ose shfajësuese, dhe sipas tij, duhet të i referoheshin të gjitha materialeve sendeve të prekshme e të tjera që janë me rëndësi thelbësore dhe juridike për mbrojtjen.

“Ne kërkojmë një listë me një njoftim të rëndësishëm që përmban të gjitha materialet që i duhen mbrojtjes pa vonës. Prokuroria me sa e shih unë nuk e kupton ose nuk e pranojnë dhe nuk duan të pranojnë se ju [gjykatësi] keni dhënë një vendim të qartë me një fushëveprim shumë të gjerë si për njoftimin e rëndësishëm ashtu edhe për listën që kërkohen në bazë të rregullës 102 pika3”, shtoi më tej Ris.

Toby Cadman avokati i Nasim Haradinajt thotë se të dy mbrojtjet kanë një pozicion të ngjashëm sa i përket kësaj çështje.

“Mbrojtja për z. Haradinaj është e bashkuar me mbrojtjen e z.Gucati, në parashtrimet me shkrim e kemi të njëjtën qasje sot dhe pozicioni i përbashkët i dy mbrojtjeve është i njëjtë për këtë çështje. Pra këto janë çështje të njohura për ZPS-në sepse ka kohë që kemi parashtruar”, tha Cadman

Cadman më tej thotë se janë të shqetësuar sa i përket mënyrës së ZPS-së karshi vendimeve të marra nga gjykatësi.

“Ne do donim që prokuroria të i përgjigjet këtyre çështjeve, do të donim të i shikonim gjithashtu edhe nxjerrjet të cilat janë realizuar gjatë ditëve të fundit. Mbrojtja duhet të bëjë kërkesën e vet, dhe sipas ZPS-së nuk përmbushet kriteri i rëndësisë materiale. Këto janë shqetësimet tona lidhur me mënyrën se si ZPS-ja po sillet, lidhur me atë së çfarë po mendon ZPS-ja që janë detyrimet e veta dhe nuk po respekton vendimet e marra prej jush i nderuar gjykatës”, shtoi më tutje Cadman./Demokracia.com/

Të ngjashme