Avokati, Armend Shkoza, ka reaguar pas fryrjeve që i janë bërë deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet të durohen këto pikëpamje arkaike dhe paragjykuese.
“Vënera kulturore e cila po hedhet me bazë politike e partiake, jo që është e neveritshme, por është fashiste. Çfarë vlere përfaqësojnë këta persona që i vërsulen dhe i ndajnë njerzitë në baza regjionale e gjeografike?! Kush jeni more ju? Cilin civilizim e përfaqësoni? Leni këto kopalla. Nuk durohen këto pikëpamje arkaike dhe paragjykuese. Jo që nuk ka të bëj kjo me emancipim. Për më tepër, këto janë patologjitë sociale që janë kultivuar gjatë me bazë politike, sidomos të sistemit monist të ish-RFSJ”, ka shkruar Shkoza.