Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër presidentit aktual, Avni Nuha, transmeton Demokracia.com.
Nga 30 delegatë, 27 ishin të pranishëm, prej të cilëve 25 votuan për Avni Nuhën dhe 2 abstenuan.
“Pas punës voluminoze dhe me mjaft sukses, nga ndërkombëtarizimi, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për herë të parë, e deri te rritja e cilësisë dhe masovitetit, delegatët kanë vendosur me shumicë, që komunitetin e çiklizmit ta drejtojë edhe në një mandat tjetër presidenti Avni Nuha”, thuhet në njoftimn e FÇK-së.
Duke i falënderuar për besimin, pas rizgjedhjes Nuha ka thënë se e vlerëson dhe respekton vullnetin e kuvendarëve, e kjo mbështetje e obligon për punë e reforma akoma më të mëdha. /Demokracia.com