Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së nëntë ka kryesuar dy seancat e fundit konstituive.
Përgjatë se enjtes Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të shtunën nga ora 12:00.
Liderët e partive opozitare e quajtën si tentim për të blerë kohë këtë veprim, teksa thanë se Dehari kapërceu rregullorën kur ftoi përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar me ta jashtë sallës ku mbahej seanca konstituive.