Deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës kanë zënë ulëset kryesore në Kuvendin e Kosovës ndërsa ende nuk ka nisur seanca konstituive.
Dehari dhe Jashari do ta kryesojnë seancën e sotme deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Deputetët e LVV-së, ata të PDK-së dhe të LDK-së janë gjithashtu në sallën kryesore të Kuvendit tashmë.